Burger King solidarizohet me konkurentët: “Të mbështesim njëri-tjetrin!”

Situata e pandemisë globale ka patur një ndikim të thellë në ekonomitë familjare, duke ulur numrin e të punësuarëve dhe të ardhurat nga bizneset familjare në sektorin e shërbimeve. Kjo ka qenë arsyeja pas një veprimi të paprecedent solidariteti, që Burger King në Shqipëri ka ndërmarrë ndaj konkurentëve të tij. Në lajmërimin e publikuar ditën […]

Gusht 17, 2023 - 08:52
 0
Burger King solidarizohet me konkurentët: “Të mbështesim njëri-tjetrin!”

Burger King solidarizohet me konkurentët: “Të mbështesim njëri-tjetrin!”

Situata e pandemisë globale ka patur një ndikim të thellë në ekonomitë familjare, duke ulur numrin e të punësuarëve dhe të ardhurat nga bizneset familjare në sektorin e shërbimeve. Kjo ka qenë arsyeja pas një veprimi të paprecedent solidariteti, që Burger King në Shqipëri ka ndërmarrë ndaj konkurentëve të tij.

Në lajmërimin e publikuar ditën e djeshme në kanalet e tyre në rrjetet sociale, stafi I Burger King Tiranë i bën thirrje klientëve të kryejnë porosi edhe tek operatorët e tjerë të industries së ushqimit të shpejtë apo restorante, si shenjë solidariteti dhe ndihme shumë të nevojshme, për të gjithë ata të rinj e të reja familjarë të punësuar në këtë industri, në këtë periudhë të vështirë.

“…E çuditshme sa mund t’ju duket që kjo kërkesë të vijë nga ne, njejtë si Burger King që punëson shumë të rinj, të reja e familjarë, edhe restorantet e tjera në vend kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen tuaj!

Ndaj, nëse doni të jepni kontributin tuaj, vazhdoni të porositni përmes shërbimeve delivery apo të ‘merre-me-vete’…”

Kështu shprehet stafi i Burger King në deklaratën e tyre, duke krijuar një precedent të ri dhe frymëzues për të gjitha industritë e biznesit në Shqipëri, në një moment kaq delikat për ekonomitë e shumë familjeve.

E ardhmja është e përbashkët, edhe kur ajo duket e vështirë.

Ky është mesazhi që Burger King ka zgjedhur “të ushqejë” në tregun shqiptar, si një nxitje për të ndihmuar edhe bizneset e vogla lokale, në mënyrë që ky dimër pandemie të jetë i ngrohtë për të gjithë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.