“Burgosi” familjarët, prokuroria kërkon burg për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli

“Arrest në burg” ka kërkuar Prokuroria e Tiranës deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë. Seanca për masën e sigurisë do të bëhet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës. Jetnor […]

Janar 28, 2024 - 12:10
 0
“Burgosi” familjarët, prokuroria kërkon burg për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli

“Arrest në burg” ka kërkuar Prokuroria e Tiranës deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë.

Seanca për masën e sigurisë do të bëhet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës.

Jetnor Zhaboli ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme mbi ta.

35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.