“Burgosi” gruan dhe fëmijët në shtëpi/ Vajza 9-vjeçare mori guximin dhe theu heshtjen, policisë ai i tha se bashkëshortja fliste me…!

Ishte pikërisht vajza 9-vjeçare që theu heshtjen dhe foli me policinë kur ajo mbërriti në banesë, pasi Jetnor Zhabori i kishte kyçur brenda. Ajo tregoi gjithë sjelljet e të atit dhe se si kur ikte në shkollë kishte merak për të emën të cilën e gjente gjithmonë duke lotuar. Sipas gazetares Dorjana Bezat, Zhaboli ka […]

Janar 27, 2024 - 20:21
 0
“Burgosi” gruan dhe fëmijët në shtëpi/ Vajza 9-vjeçare mori guximin dhe theu heshtjen, policisë ai i tha se bashkëshortja fliste me…!

Ishte pikërisht vajza 9-vjeçare që theu heshtjen dhe foli me policinë kur ajo mbërriti në banesë, pasi Jetnor Zhabori i kishte kyçur brenda.

Ajo tregoi gjithë sjelljet e të atit dhe se si kur ikte në shkollë kishte merak për të emën të cilën e gjente gjithmonë duke lotuar.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, Zhaboli ka dëshmuar se ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me persona të tjerë, kështu që ka instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë, të cilat i kishte lidhur me aparatin celular, për t’i mbrojtur ata.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike. Sipas informacioneve, Zhaboli gjithashtu terrorizonte fëmijët.

Sa herë që ai largohej, u ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes. Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres asaj, e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku u linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

35-vjeçari u vu në prangat e policisë një ditë më parë.

Jeta torturuese në shtëpinë e Jetnor Zhabolit, zbulohen detaje tronditëse: Kur i zgjonte natën…

Historia e burgut të krijuar nga Jetnor Zhaboli për gruan, nënën dhe dy fëmijët e tij, nuk është e panjohur për policinë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, zbulon se që në dhjetor të vitit 2023, oficerët e komisariatit numër 1 kishin informacione për këtë rast, por gjatë pyetjeve drejtuar bashkëshortes së 35-vjeçarit ajo nuk kishte pranuar të kryente denoncim, duke treguar vetëm copëza nga jeta e saj me bashkëshortin që vuante nga halucinacionet.

Në dëshminë e re të gruas së Zhabolit, dalin në pah detaje të reja: Dhuna ishte e përsëritur. Veç “burgosjes në shtëpi” prej disa muajsh nën monitorimin e dhjetëra kamerave, 35-vjeçari ushtronte sulme fizike pa arsye.

Rasti më i fundit ishte dy ditë para arrestit duke e goditur gruan fort në krahë, aq sa shenjat e dhunës janë të dukshme në trupin e saj, me hematoma të ndryshme.

Veprimet e Jetnorit arrinin në ekstremitet, duke terrorizuar familjen me sjellje të pakontrolluara. Netët ktheheshin në horror, pasi ai fikte energjinë elektrike dhe i zgjonte nga gjumi me drejtimin e elektrikut të dorës në fytyrat e tyre.

Mungesa e lirisë, presioni i pandërprerë nga Jetnor Zhaboli kishin çuar në mendjen e bashkëshortes së tij idenë për të kryer vetëvrasje.

Policia gjeti në banesë dy letra që gruaja u kishte shkruar familjarëve të saj ‘Po iki sepse kjo nuk është jetë”.  Arresti i një dite më parë e shpëtoi nga tmerri brenda shtëpisë, teksa rasti po ndiqet nga shërbimet sociale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.