Burgu i Drenovës në alarm, i dënuari tenton të djegë qelinë! Ndërhyn policia

Në burgun e Drenovës një i burgosur ka tentuar të djegë qelinë. Sipas informacioneve nga burime brenda burgut bëhet e ditur se i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë. E menjëhershme ka qene ndërhyrja e punonjësve të policisë së burgut, të cilët i hoqën menjëherë […]

Mars 4, 2024 - 19:10
 0
Burgu i Drenovës në alarm, i dënuari tenton të djegë qelinë! Ndërhyn policia

Në burgun e Drenovës një i burgosur ka tentuar të djegë qelinë.

Sipas informacioneve nga burime brenda burgut bëhet e ditur se i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë.

E menjëhershme ka qene ndërhyrja e punonjësve të policisë së burgut, të cilët i hoqën menjëherë nga duart çakmakun të cilin e përdorte për të ndezur cigaren.

Mësohet se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera këtë veprim ndërsa burime bëjnë të ditur se ka probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht i burgosuri po mbahet nën vëzhgim./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.