“Burim i krimeve të rënda”, Balla: Policia po godet me vendosmëri armëmbajtjen pa leje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njofton se Policia përmes operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”, po godet me vendosmëri edhe fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Sipas Ballës, armëmbajtja pa leje është shenjë arrogance dhe burim potencial i krimeve të rënda. “Armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe një arrogancë e […]

Nëntor 11, 2023 - 14:48
 0
“Burim i krimeve të rënda”, Balla: Policia po godet me vendosmëri armëmbajtjen pa leje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njofton se Policia përmes operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”, po godet me vendosmëri edhe fenomenin e armëmbajtjes pa leje.

Sipas Ballës, armëmbajtja pa leje është shenjë arrogance dhe burim potencial i krimeve të rënda.

“Armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe një arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është gjithashtu burim potencial i krimeve të rënda kundër personit”, thekson Balla.

“Prandaj Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjesit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”, thekson Ministri i Brendshëm.

Në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit” dje u arrestuan 25 persona, teksa operacioni është në vijim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.