Burrë dhe grua vidhnin lekët e teqeve të Kolonjës, arrestohet 34-vjeçari
Një çift bashkëshortësh rezultojnë autorë të disa vjedhjeve në teqet e fshatrave, në Kolonjë. Policia njofton se burri, 33-vjeç është vënë në pranga,
Një çift bashkëshortësh rezultojnë autorë të disa vjedhjeve në teqet e fshatrave, në Kolonjë. Policia njofton se burri, 33-vjeç është vënë në pranga, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij është nisur një procedim në gjendje të lirë.
Të dy së bashku dyshohet se kanë vjedhur në teqe, në fshatrat Starje, Kreshovë dhe Gjonç, 35 mijë lekë. Blutë kanë sekuestruar automjetin, me të cilin dyshohet se janë kryer vjedhjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
What's Your Reaction?