Burrë e grua humbën jetën në bjeshkë, prokurori i krimeve të rënda shkon në vendngjarje! Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Bjeshkët e Junikut në Kosovë. Burrë e grua, Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj u

Dhjetor 25, 2023 - 16:59
 0
Burrë e grua humbën jetën në bjeshkë, prokurori i krimeve të rënda shkon në vendngjarje! Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Bjeshkët e Junikut në Kosovë.

Burrë e grua, Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj u gjetën të vdekur  brenda një shtëpize banimi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se “dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma”.

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha Gashi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Nikçi.

Ai tha se “npolicia do të bëjë një hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”.

“Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, tha Nikçi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.