Burri dyshonte se e kishte tradhtuar, nëna e re shqiptare hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një nënë e re shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës së saj, për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit, po nga Shqipëria. Referuar mediave italiane, e reja shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë. Dyshohet se […]

Nëntor 19, 2023 - 16:40
 0
Burri dyshonte se e kishte tradhtuar, nëna e re shqiptare hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një nënë e re shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës së saj, për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit, po nga Shqipëria.

Referuar mediave italiane, e reja shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë.

Dyshohet se shkak për episodin e dhunës është bërë xhelozia e bashkëshortit i cili besonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë pasi kanë parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, është vënë në pranga bashkëshorti i saj, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.