Burri mbyt vajzën e tij dhe i paguan të pastrehit 2 dollarë për të djegur trupin e saj

Një Brazilian vrau vajzën e tij pas një debate dhe i pagoi një personi të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e

Mars 28, 2024 - 10:45
 0
Burri mbyt vajzën e tij dhe i paguan të pastrehit 2 dollarë për të djegur trupin e saj

Një Brazilian vrau vajzën e tij pas një debate dhe i pagoi një personi të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj, në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm.

Sipas Daily Mail, 39-vjeçari  Wellington da Silva u arrestua të mërkurën dhe rrëfeu se kishte vrarë Reisa da Silva në shtëpinë e tij në Sao Paulo  të dielën e kaluar.

Një kamera sigurie e vendosur jashtë banesës së tij, regjistroi 39-vjeçarin duke futur trupin e pajetë të 18-vjeçares në ashensor.

Wellington Da Silva u tha autoriteteve se ai dhe vajza e tij ishin ulur në shtëpi së bashku duke pirë alkool, kur papritmas filluan të grindeshin për ndarjen e tij dhe të nënës së saj disa muaj më parë. Burri tha se u tërbua sepse 18-vjeçarja këmbënguli të mbështeste nënën e saj dhe e mbyti atë.

Sipas policisë së Sao Paulos, 39-vjeçari ra në gjumë me kufomën e vajzës së tij në banesë dhe vendosi ta asgjësonte kufomën mbrëmjen e së hënës. Më pas ai dyshohet se iu afrua një burri të pastrehë dhe i kërkoi të blinte etanol nga një pikë karburanti aty pranë dhe i vuri zjarrin trupit të saj.

“Ai na tha se i kishte paguar 2 dollarë për ta bërë këtë”, tha një zëdhënës i policisë lokale.

Nëna e Reisës e denoncoi zhdukjen e saj të hënën dhe trupi i djegur i 18-vjeçares u gjet të martën nën një pjesë të thyer të trotuarit nga kalimtarët.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për të pastrehin dhe po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë për të konfirmuar pretendimet e 39-vjeçarit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.