Burri me të zeza e qëlloi me thikë/ Krimi i rëndë, gruaja vritet dhe futet në bagazhin e makinës

Një grua u gjet e vrarë me thikë këtë të enjte në Piano di Sorrento në Napoli, trupi i masakruar i së cilës ishte future në bagazhin e një makine. Sipas të dhënave paraprake, 56-vjeçarja Anna Scala u godit me thikë nga një burrë i veshur me të zeza teksa po hapte derën e makinës. […]

Gusht 17, 2023 - 19:06
 0
Burri me të zeza e qëlloi me thikë/ Krimi i rëndë, gruaja vritet dhe futet në bagazhin e makinës

Një grua u gjet e vrarë me thikë këtë të enjte në Piano di Sorrento në Napoli, trupi i masakruar i së cilës ishte future në bagazhin e një makine.

Sipas të dhënave paraprake, 56-vjeçarja Anna Scala u godit me thikë nga një burrë i veshur me të zeza teksa po hapte derën e makinës.

Pas krimit ai e futi trupin në bagazhin e mjetit dhe u largua nga vendngjarja me një motor.

Hetimet janë fokusuar tek ish-i dashuri i gruar, të cilin ajo e kishte denoncuar dhe në polici se e përndiqte.

Gruaja po merrte ushqimet nga makina kur autori iu afrua për ta goditur disa herë me thikë. Vrasja ka ndodhur në një zonë të banesave sociale, jo shumë larg qendrës së qytetit.

“Ishim në garazh për të kontrolluar punimet, kur dëgjuam britma torturuese, menduam për një grindje, pastaj britmat u bënë edhe më torturuese dhe në atë moment vendosëm të shkonim të shikonim.

Skena përballë nga të cilat kishim ishte e tmerrshme”, tregon një nga dëshmitarët që njoftoi dhe autoritetet./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.