Buxheti/ U miratua në tym e flakë, ministri Mete: Situata në Parlament e pakëndshme, por kemi përgjegjësi publike ndaj qytetarëve
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Meta për herë të parë në emisionin “Real Story” në ABC foli për buxhetin 2024. Projektbuxhet i miratuar mes tensioneve në Kuvend. Ai u shpreh se është një projektbuxhet që i shërben qytetarëve. “Nuk është e këndshme edhe nga pikëpamja qytetare.E dëshirueshme është që të ketë diskutim për një […]
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Meta për herë të parë në emisionin “Real Story” në ABC foli për buxhetin 2024. Projektbuxhet i miratuar mes tensioneve në Kuvend. Ai u shpreh se është një projektbuxhet që i shërben qytetarëve.
“Nuk është e këndshme edhe nga pikëpamja qytetare.E dëshirueshme është që të ketë diskutim për një akt kaq të rëndësishme sa projektbuxheti. Por është një proces i tërë që ka edhe afatet e veta ligjore. Pra nëse nuk do të ishte miratuar dje, është e pamundur të bëhen shpenzimet e nevojshme buxhetore nga 1 janari, pra kemi përgjegjësi publike edhe ndaj qytetarëvee. Do të kishim dashur të diskutonim dhe se mazhoranca ishte e gatshme për diskutime”, u shpreh ai.
Jemi në një situatë të re ku drejtësia e re ka në vëmendje shpenzimet publike, mënyrën se si operon pushteti qendror dhe lokal. Realizimi vjetor i shpenzimeve është i ulët, sa e vërtetë është kjo?
Mete: Nisur nga situata e vjetshme deri në fund të këtij viti e kemi cilësuar situatën me risk për energjinë. Vitin e kaluar diskutonin për rritje shumë fish të çmimit të energjisë që në shumë vende u materializua. Në vendin tonë nuk arriti inflacioni në ato nivele dhe tani ka një trend ulës. Qeveria mori një eurobond në qershor të këtij viti që parashikonte në një kohë të dytë një blerje mbrapsht të borxhit të vitit 2025.
Kjo edhe për shkak të menaxhimit të borxhit që të mos dilet në tregjet ndërkombëtare me një shifër të larte sepse kur dilet me një shifër të lartë në një vend të caktuar mund të ndikojë qoftë në blerje , por edhe në interes. Në terma të menaxhimit të borxhit ishte parashikuar një Eurobond që këtë javë kemi materializuar edhe procedurën e blerjes mbrapsht të një pjesë të Eurobondit të 2025. Kemi pasur një realizim të mirë të ardhurave”, tha ndër të tjera ai./m.j
What's Your Reaction?