Cafu në telashe të mëdha, nxjerr në shitje vilën 7.4 milionë euro

Cafu, ish-mbrojtësi i Romës, Milanit dhe kampioni i Botës me Brazilin, është në telashe të mëdha. Mediat italiane shkruajnë se ai ka një borxh prej 3 milionë eurosh. Gjithçka filloi në vitin 2019 me falimentimin e Capi Penta International Player, një kompani e themeluar pesëmbëdhjetë vjet më parë për të menaxhuar karrierën e agjentëve dhe […]

Mars 25, 2024 - 09:00
 0
Cafu në telashe të mëdha, nxjerr në shitje vilën 7.4 milionë euro

Cafu, ish-mbrojtësi i Romës, Milanit dhe kampioni i Botës me Brazilin, është në telashe të mëdha. Mediat italiane shkruajnë se ai ka një borxh prej 3 milionë eurosh.

Gjithçka filloi në vitin 2019 me falimentimin e Capi Penta International Player, një kompani e themeluar pesëmbëdhjetë vjet më parë për të menaxhuar karrierën e agjentëve dhe lojtarëve në botën e futbollit. Ndërkohë mësohet se borxhi ndaj Bankës, Banco Industrial, është 777,000 euro.

Cafu do të detyrohet të nxjerrë në ankand vilën Barueri, në shtetin e Sao Paulo, e cila ka një vlerë të vlerësuar prej 7.4 milionë euro. Thirrja e parë do të bëhet më 4 prill dhe, nëse nuk është shitur, do te rikthehet ne ankand me gjysmën e çmimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.