“Çairet”, i shpallur në kërkim për kultivimin e 262 kg kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 24-vjeçar të shpallur në kërkim. I riu rezulton bashkëpunëtor në kultivimin e 262 kg kanabis, të sekuestruara nga policia në gusht të vitit 2021. Uniformat blu mësynë në ambientet e një banesë në fshatin Kaninë, e cila ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, duke u shndërruar në […]

Shkurt 1, 2024 - 12:29
 0
“Çairet”, i shpallur në kërkim për kultivimin e 262 kg kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 24-vjeçar të shpallur në kërkim. I riu rezulton bashkëpunëtor në kultivimin e 262 kg kanabis, të sekuestruara nga policia në gusht të vitit 2021.

Uniformat blu mësynë në ambientet e një banesë në fshatin Kaninë, e cila ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, duke u shndërruar në një serë ndihmuar edhe nga lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë operacionit, policia arrestoi dy persona, teksa shpalli në kërkim tre të tjerë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.