Caktohet masa e sigurisë për Naim Murselin dhe dy të arrestuarit, akuzat që rëndojnë mbi të

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Naim Murselin, i dyshuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes

Dhjetor 3, 2023 - 13:44
 0
Caktohet masa e sigurisë për Naim Murselin dhe dy të arrestuarit, akuzat që rëndojnë mbi të

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Naim Murselin, i dyshuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për autorin e vrasjes, Granit Plavaj si dhe te arrestuarin e tretë.

 

Bashkëshorti akuzohet për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, ndërsa autorit për veprën penale Vrasje e rëndë dhe vepën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.

 

Liridona Murseli, u vra në sy të dy fëmijëve të saj të mitur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

 

I pranishëm ishte dhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro, për të vrarë Liridonën.

 

Fillimisht ai deklaroi se kishin rënë pre e një grabitjeje dhe mori pjesë në ceremoninë mortore të 30-vjeçares.

 

Ai la një kurorë me lule mbi varrin e së ndjerës ku thuhet “të kujtojnë me mall djemtë dhe burri jot, Naimi.”

 

Disa orë pas ceremonisë ai u arrestua pasi dyshohet se është porositës i krimit.

 

Së bashku me të u arrestua edhe autori i dyshuar i cili ka qëlluar në drejtim të Liridonës, Granit Plava si dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

 

Plava deklaroi dje para hetuesve se u pagua 30 mijë euro nga Naimi për të kryer vrasjen. Sipas tij 15 mijë eruo ia kishte dhënë para krimit dhe 15 të tjera pasi “ta kishte mbaruar punën”./vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.