Cameron: Izraeli ka vendosur t’i përgjigjet sulmeve të Iranit

Situata mes Izraelit dhe Iranit vijon të mbetet shqetësuese, dhe askush nuk ka siguri se çfarë mund të ndodh mes dy vendeve ditët

Prill 17, 2024 - 19:30
 0
Cameron: Izraeli ka vendosur t’i përgjigjet sulmeve të Iranit

Situata mes Izraelit dhe Iranit vijon të mbetet shqetësuese, dhe askush nuk ka siguri se çfarë mund të ndodh mes dy vendeve ditët në vijim, pas të shtunës që lamë pas.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, e ka lexuar heshtjen e ditëve të fundit të Izraelit si një vendim për t’iu përgjigjur raketave balistike që lëshoi Irani.

Në një deklaratë të fundity Cameron ka deklaruar se Izraeli kishte marrë një vendim për t’iu përgjigjur sulmit iranian me dronë dhe raketa balistike që ndodhi gjatë fundjavës.

Megjithatë, ai theksoi se shpreson që kjo të bëhet në mënyrë që të minimizohet përshkallëzimi i konfliktit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.