Cameron: Ndalimi i shitjes së armëve për Izraelin do të fuqizonte Hamasin

Ndalimi i shitjeve të armëve britanike për Izraelin nëse ai fillon një sulm tokësor në Rafah në Rripin e Gazës do të fuqizonte

Maj 12, 2024 - 14:25
 0
Cameron: Ndalimi i shitjes së armëve për Izraelin do të fuqizonte Hamasin

Ndalimi i shitjeve të armëve britanike për Izraelin nëse ai fillon një sulm tokësor në Rafah në Rripin e Gazës do të fuqizonte Hamasin, tha sot Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Izraeli urdhëroi palestinezët të largoheshin nga shumica e lagjeve të qytetit dje, në shenjë përshkallëzimi të presionit për një sulm tokësor, pavarësisht kërcënimit të presidentit amerikan Joe Biden për të pezulluar dërgimin e disa sistemeve të armëve amerikane në rast agresioni.

Cameron tha se ai nuk mbështet një operacion ushtarak tokësor në Rafah në mungesë të një plani për të mbrojtur qindra mijëra civilë që janë strehuar në qytetin jugor të Gazës.

Megjithatë, Britania është në një “pozicion krejtësisht të kundërt” me atë të SHBA-së në lidhje me dërgimin e armëve në Izrael, siç tha ai, duke vënë në dukje se më pak se 1% e armëve në arsenalin e Izraelit vijnë nga Britania tashmë janë të kontrolluara. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.