Çantat plot me kanabis, arrestohen tre transportuesit e drogës në Tiranë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Vorë pasi akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas policisë, tre të rinjtë, 18, 20 dhe 22 vjeç u kapën në flagrancë në rrugën e Limuthit duke transportuar lëndën narkotike të dyshuar kanabis me qëllimin shitjen e saj. Të arrestuarit janë: Genti Peca, […]

Nëntor 25, 2023 - 10:39
 0
Çantat plot me kanabis, arrestohen tre transportuesit e drogës në Tiranë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Vorë pasi akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas policisë, tre të rinjtë, 18, 20 dhe 22 vjeç u kapën në flagrancë në rrugën e Limuthit duke transportuar lëndën narkotike të dyshuar kanabis me qëllimin shitjen e saj.

Të arrestuarit janë: Genti Peca, 18 vjeç, banues në Vorë, Igli Kuçi, 22 vjeç, banues në Vorë dhe Agron Kaci 20 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë ndërhyrjes nga policia, ata janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë. Ndërkohë po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Collaboration”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 7 (Vorë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë. Sekuestrohen 7 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 (Vorë), në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Rrugën e Limuthit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe A. K., 20 vjeç banues në Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta tre shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., në Dibër, shërbimet e DVP Dibër, gjetën dhe sekuestruan 1 kg tjetër, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.