Çelet panairi i turizmit/ Kumbaro: 2024, viti i provës së zjarrit, synojmë cilësinë

Promovimi i Shqipërisë në mediat e huaja ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive ndërkombëtare për sezonin e ri veror, ku mbi 30 kompani ndërkombëtare nga shtete si Kroaci, Itali, Angli, Irlandë, Zvicër, Holandë, Portugali, SHBA zbritën në Tiranë. “Arritja juaj e 10 milionë turistëve është një gjë për të qenë krenar. Ju po rrisni jo […]

Janar 31, 2024 - 16:12
 0
Çelet panairi i turizmit/ Kumbaro: 2024, viti i provës së zjarrit, synojmë cilësinë

Promovimi i Shqipërisë në mediat e huaja ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive ndërkombëtare për sezonin e ri veror, ku mbi 30 kompani ndërkombëtare nga shtete si Kroaci, Itali, Angli, Irlandë, Zvicër, Holandë, Portugali, SHBA zbritën në Tiranë.

“Arritja juaj e 10 milionë turistëve është një gjë për të qenë krenar. Ju po rrisni jo vetëm turizmin, por turizmin e duhur. Besojmë se ballkanasit mund të arrijnë jo vetëm në shifra por dhe në shërbimin e duhur. Ne kemi sjellë në këtë panair 30 kompani nga vende të ndryshme për të rritur bashkëpunimin me bizneset shqiptare.”, tha Robert Dee, sipërmarrës ndërkombëtar në fushën e turizmit.

Pjesë në hapjen e panairit ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e konsideroi 2024 si vitin e provës dhe të cilësisë.

“E vetmja gjë që s’duhet të bëjmë të mos vetëkënaqemi sepse sfida jonë fillon këtu. Viti 2024 është prova e zjarrit për turizmin shqiptar. Nuk mjafton veç të krenohemi dhe ky vit do të jetë prova ajo fillon që sesi sillet kamerieri më një turistë që hyn në lokal e deri të mikpritja në hotele etj..”, tha ministrja Kumbaro.

Shoqatat kosovare të turizmit pjesë e panairit i shtrinë dorën Shqipërisë për një rritje të bashkëpunimit dhe promovimit edhe të Kosovës.

Panairi i turizmit, i cili do të zgjasë dy ditë ka në fokus turizmin e qëndrueshëm, teknologjinë në këtë sektor, bashkëpunimin ndërmjet bashkive por dhe me rajonin.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.