“Cenaliaj duhet ta vriste Mërnicën! Më mirë të qajë nëna e kriminelit sesa nëna e policit”

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, është shprehur se efektivi i ndjerë i ‘Shqiponjave’ në Fier, Novruz Cenaliaj, duhet të kishte vepruar më shpejt dhe ta kishte vrarë autorin 23-vjeçar, Azgan Mërnica. Komentet Prençi i bëri në emisionin “Now”, ku tha se ka një ligj të pashkruar që thotë ‘më mirë të qajë nëna e kriminelit, sesa […]

Maj 15, 2024 - 14:35
 0
“Cenaliaj duhet ta vriste Mërnicën! Më mirë të qajë nëna e kriminelit sesa nëna e policit”

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, është shprehur se efektivi i ndjerë i ‘Shqiponjave’ në Fier, Novruz Cenaliaj, duhet të kishte vepruar më shpejt dhe ta kishte vrarë autorin 23-vjeçar, Azgan Mërnica.

Komentet Prençi i bëri në emisionin “Now”, ku tha se ka një ligj të pashkruar që thotë ‘më mirë të qajë nëna e kriminelit, sesa nëna e policit’.

Ai tha gjithashtu se më mirë efektivi i Policisë të vriste autorin dhe të pranonte të bënte disa vite burg, sesa ta lejonte atë që t’i merrte jetën.

“I ndjeri duhet të kishte vepruar më shpejt dhe ta vriste. Kur e pa se nxori armën, kur e pa që çoi dorën atje, duhet ta dinte se ajo lloj rrace, ai lloj fisi, ai lloj njeriu të vret.

Në këtë rast siç thotë ligji, le të pranonte si i ati të bënte disa vite burg.

Ngjarja është shumë e rëndë, por po t’i bëjmë analizën, polici është i trajnuar për këtë punë dhe policët hezitojnë në përdorimin e armëve.

Ndonjëherë duhet përdorur edhe në kushtet e mbrojtjes ekstreme, por edhe në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Është një ligj i pashkruar që thotë më mirë të qajë nëna e kriminelit sesa nëna e policit”, tha Prençi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.