Censusi, Rama: INSTAT me një “armatë” ekspertësh do mbledhë të dhënat në terren për 6 javë

Pas 4 vitesh punë, INSTAT në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë do të bëjë të mundur mbledhjen e të dhënave për numrin e saktë të shqiptarëve që jetojnë në vend. Procesi i grumbullimi të të dhënave nis më 18 Shtator! Lidhur me Censin e Popullsisë dhe Banesave, ka folur sot në një deklaratë për mediat Kryeministri […]

Shtator 13, 2023 - 11:15
 0
Censusi, Rama: INSTAT me një “armatë” ekspertësh do mbledhë të dhënat në terren për 6 javë

Pas 4 vitesh punë, INSTAT në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë do të bëjë të mundur mbledhjen e të dhënave për numrin e saktë të shqiptarëve që jetojnë në vend. Procesi i grumbullimi të të dhënave nis më 18 Shtator!

Lidhur me Censin e Popullsisë dhe Banesave, ka folur sot në një deklaratë për mediat Kryeministri Edi Rama.

Fjalën e tij ai e nisi me një falënderim për Ambasadorin Luigi Soreca i cili është rikthyer në Shqipëri për një periudhë disa mujore.

“Jam sëbashku me Ambasadorin Luigi Soreca i cili me rikthimin e tij në Shqipëri, qoftë dhe për pak muaj për shkak të procedurave në Bruksel, meriton titullin legjendar, sepse vetëm në legjenda ndodh që ata që ikin përgjithmonë, rikthehen përsëri. Duke pasur parasysh sa punë të mira dhe sa projekte të rëndësishme janë realizuar në vend pas këtyre lloj prezantimeve në kohën e qëndrimit këtu të Luigit, besoj se e them pa drojë se këmba e Luigit është e mbarë dhe do të jetë me siguri një ogur i mirë ky prezantim i tij këtu, edhe suksesi i një nisme të jashtëzakonshme nga përmasa e vështirësia.”

Më tej, kreu i qeverisë bëri një kronologji sa i takon problematikave ndër vite me regjistrimin e numrit të popullsisë.

“Në 8 Mars të 1911-ës, Ismail Qemali nga Stambolli i ka dhënë një intervistë revistës franceze ku i prezanton publikut një copë toke ekzotike të panjohur me emrin Shqipëri, ai ka thnë se Shqipëria është e ndarë në veriore, jugore, ka myslimanë, katolikë…Ai nënvizon se të gjithë pavarësisht fesë janë të bashkuar dhe ndajnë të njëjtat zakone. Por ajo që Qemali nuk e thotë, ishte sa shqiptarë ishin në atë territor dhe një prej gjërave që u bë gjithmonë e më e pasakta ishtin defterët në Perandorinë Osmane. Ai më i freskëti me informacione për vendlindjen, statusin, besimin fetar e madje dhe për stilin e mustaqeve e të mjekrës, prapë se prapë nuk thotë asgjë, për të dhëna që kanë të bëjën me numrin e shqiptarëve.

Realizimi i një censusi u shndërrua në një nevojë urgjente pas pavarësisë dhe tentativat e para për regjistrim të plotë filluan në 1918. Mbeti përgjysmë sepse Austro-Hungaria kapitulloi, u desh të pritej 1923 në qeverisjen e parë të Ahmet Zogut që për herë të parë u realizua një census i denjë, ku ne pamë në pasqyrën e shifrave që përbëheshi, 814 mijë frymë. Përfundimet e dyshimta të atij censusi përmblidhen disa vite më pas. Teki Selenica shkruan se regjistrimi i popullsisë u bë me shumë parregullsi, shumë katunde as nuk janë regjistruar. Që nga ajo kohë, shteti shqiptar ka bërë 11 censuse, secili prej tyre i kujdesshëm me bindjen se historia përsërit vetveten. Disa në kohëra kryengritjesh, disa të tjerë nën indoktrinimin e regjimit totalitar, këto të pas -90-ës dihet se çfarë vështirësish kanë pasur.”

Por pas kaq shumë dekadave, kryeministri thotë se tashmë një numër i saktë i shqiptarëve dhe pasurive të patundshme të tyre brenda territorit është imediat dhe i domosdoshëm.

“Sot besoj janë pjekur kushtet për një proces me kaq rëndësi dhe ta bëjmë sipas standardeve evropiane, është një ushtrim i vështirë sepse duhet trokitur derë më derë, në 6 javë duhen mbledhur të gjitha të dhënat që janë një nevojë absolute për shumë arsye. Pikë së pari për të identifikuar realisht, konkretisht sa shqiptarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend sot. Po ashtu, sa është numri i pasurive të tyre të patundshme.

E them janë pjekur kushtet sepse kemi 2 faktorë si garanci, partnerët. Kemi partnerë francezë, zviceranë, gjermanë, të gjithë të njohur për saktësi dhe eksperiencën e tyre në të qenit të saktë në numërim dhe patjetër me mbështetjen e vetë BE me një fond të konsiderueshëm ku 55% është vënë në dispozicion nga qeveria dhe pjesa tjetër nga partnerët. Dua ta theksoj që për partnerët gjermanë kemi një institucion që në Shqipëri e ka treguar vlerën e shtuar. Faktori tjetër është teknologjia e lartë e cila na jep një ndihmë shumë të rëndësishme për të përdorur atë që përdoret në realitetet më të zhvilluara si mjet që garanton shifra në kohë reale.”

Sipas Ramës, INSTAT me mjetet më të mira teknologjike dhe një numër të madh ekspertësh do të realizojë punën plot 6 javë duke mbledhur të dhënat në terren. Por, kjo kërkon bashkëpunim edhe nga ana e qytetarëve.

“INSTAT është garanci në këtë proces, është një nga institucionet e pakta në këtë vend plotësisht e depolitizuar dhe eksperienca e INSTAT në bashkëpunim me ekspertë të fushës në Europë është e konsoliduar, nuk kemi thjesht një skuadër, por edhe ekspertizë ndërkombëtare shumë të vyer.  Unë jam shumë krenar që INSTAT sot është terësisht i çliruar nga politika, nuk merret me çoka as nuk përgatit limonada me rritje dyshifrore. Kjo është një punë e përgatitur prej 4 vitesh dhe ekipet hartografike në terren kanë krijuar zona gjeo referuese dhe me mjetet që do kenë në dispozicion do bëjnë regjistrimin në kohë reale dhe do i përcjellin shifrat në kohë reale, falë teknologjisë. Patjetër armata që ka ngritur INSTAT për të lëvizur në terren 6 javë, për të këmbëngulur që të dhënat të mblidhen pa trokitur një herë dhe kthyer kurrizinin nëse dera nuk hapet, ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve. Qytetarët duhet ta kuptojnë se censusi ka dhe një aspekt patriotik, është e rëndëishëm për vendin tonë që numri real i shqiptarëve që jetojnë këtu të jetë real”, tha Rama.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.