Çështja “Beleri”/ Akuza e studiuesit: Mitsotakis ka ndërhyrë në zgjedhjet në Himarë

Studiuesi Agron Alibali deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ndërhyri në zgjedhjet e Himarës, ku kryebashkiak u zgjodh Fredi Beleri, i cili tashmë është në burg për shit-blerje votash. Sipas tij është absurde që këshilltarët e Mitsotakis të pretendojnë që kryeministri apo presidenti shqiptar, në një kohë demokracie, të […]

Shtator 6, 2023 - 19:37
 0
Çështja “Beleri”/ Akuza e studiuesit: Mitsotakis ka ndërhyrë në zgjedhjet në Himarë

Studiuesi Agron Alibali deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ndërhyri në zgjedhjet e Himarës, ku kryebashkiak u zgjodh Fredi Beleri, i cili tashmë është në burg për shit-blerje votash.

Sipas tij është absurde që këshilltarët e Mitsotakis të pretendojnë që kryeministri apo presidenti shqiptar, në një kohë demokracie, të marrin në telefon organet e drejtësisë për të ndërhyrë në vendimin që merret për Belerin.

“I takon zotit Mitsotakis që është një lider dhe politikan shumë i respektuar dhe me një vizion modern, që të këshillojë këshilltarët e tij të tërhiqen nga kjo trysni, nga kjo ofensivë diplomatike pa fryte ndaj Shqipërisë dhe ta lërë këtë çështje të zgjidhjet sipas mekanizmave të shtetit juridik në Shqipëri.

Nga ana tjetër do të ishte shumë më e arsyeshme, madje do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm në shtensionimin e situatës artificiale dhe të forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi sikur personi në fjalë, zoti Beleri, të tërhiqej nga gara në këto momente dhe të sqarohej kjo punë përfundimisht që më pas kur të krijoheshin mundësitë më vonë të garonte si të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, siç i jepen të drejtat sipas Kushtetutës dhe ligjit për pushtetin zgjedhor, derisa të zgjidhet kjo çështje,” – u shpreh Alibali./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.