Çështja “Beleri”/ Mitsotakis: Mbajtja në burg, problem në marrëdhëniet me Shqipërinë

Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur lidhur me mbajtjen në burg të fituesit të zgjedhjeve në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.   Mitsotakis thotë se është I

Shtator 17, 2023 - 14:34
 0
Çështja “Beleri”/ Mitsotakis: Mbajtja në burg, problem në marrëdhëniet me Shqipërinë

Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur lidhur me mbajtjen në burg të fituesit të zgjedhjeve në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.

 

Mitsotakis thotë se është I shqetësuar si për mbajtejn e Belerit në burg dhe për faktin që Shqipëria refuzon t’I japë mundësinë të bëjë betimin.

 

“Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por edhe që Shqipëria refuzon t’i japë mundësinë të bëjë betimin, qoftë edhe nga kryetari i burgut… Është një shkelje e qartë e shtetit ligjor, krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet tona dypalëshe, e vështirëson rrugën e Shqipërisë drejt familjes europiane…”, komentoi Mitsotakis gjatë konferencës për shtyp që dha në kuadër të pranisë së tij në Ekspozitën Ndërkombëtare të Selanikut.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.