Çështja “Beleri”, Stano i përgjigjet Greqisë: Mos krijoni krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë

Kërcënimet e Greqisë ndaj Shqipërisë për bllokimin e negociatave, nëse nuk lirohet për betim kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, ka sjellë

Dhjetor 12, 2023 - 11:42
 0
Çështja “Beleri”, Stano i përgjigjet Greqisë: Mos krijoni krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë

Kërcënimet e Greqisë ndaj Shqipërisë për bllokimin e negociatave, nëse nuk lirohet për betim kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, ka sjellë reagimin e prerë të BE.

Zëdhënësi Peter Stano, në një inetrvistë për televizionin grek Open Tv News, i ka kërkuar Athinës zyrtare që çështja duhet të marrë zgjidhje duke zbatuar rregullat dhe parimet.

Ai më tej shtoi se nuk duhet të krijohen krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe.

Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat. Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit”, tha Stano.

Greqia ka kërcënuar me veto Shqipërinë për çështjen e negociatave, nëse Fredi Beleri nuk lirohet për të bërë betimin në Bashkinë e Himarës.

Por në përgjigjen e tij për Athinën zyrtare, Rama tha se qëndrimi i Shqipërisë nuk ndryshon dhe është në dorën e drejtësisë nëse Beleri do lirohet ose jo.

Rama theksoi pak ditë më parë se edhe nëse Greqia bllokon procesin e anëtarësimit, sërish ai do të kthehet me kokën lartë nga Brukseli./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.