Çfarë do ndodhë me Bardhin? Reagimi i Sarës kur pa ish të dashurin të hynte në BBV

Një nga banorët e rinj që u fut në Primen e mbrëmshme ka qenë këngëtari Endrik Beba. Ai është ish-i dashuri i Sarës dhe pritet që të trazojë ujërat brenda në shtëpinë e BBV. Por si reagoi Sara kur mori vesh se banori më i ri do ishte ish-i i saj? Në një video, ku […]

Shkurt 7, 2024 - 09:26
 0
Çfarë do ndodhë me Bardhin? Reagimi i Sarës kur pa ish të dashurin të hynte në BBV

Një nga banorët e rinj që u fut në Primen e mbrëmshme ka qenë këngëtari Endrik Beba.

Ai është ish-i dashuri i Sarës dhe pritet që të trazojë ujërat brenda në shtëpinë e BBV.

Por si reagoi Sara kur mori vesh se banori më i ri do ishte ish-i i saj? Në një video, ku Endriku po prezantohej, shihej Sara e cila u habit dhe shokua, por tregoi para publikut me gjestet e saj, se është gati dhe pret që të fillojë loja. Madje gjatë prezantimit të Endrikut, ajo shihet duke përveshur mëngët, një gjest ky që tregon se shumë gjëra do ndodhin brenda shtëpisë së BBV, duke krijuar një trekëndësh shumë interesant mes Endrikut, Sarës dhe Bardhit.

Kur Endrik Beba u fut brenda shtëpisë dhe nisi të takonte banorët, Sara ishte duke e parë me një buzëqeshje të ngrirë dhe ishte një takim shumë i ftohtë mes tyre! Pritet të shohim në vazhdim se si do i kenë raportet këta dy banorë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.