Çfarë fshihet nëntokë? Arkeologët besojnë se në Australi ka mbetje masive të…

Enigma më e fundit e arkeologëve lidhet me Australinë! Sipas mediave të huaja, ata besojnë se ky kontinent-shtet përmban një “sekret masiv nëntokësor”. Gjeologu i njohur Andrew Glikson thotë pas kërkimeve të tij se nën kontinent mund të fshihet një krater asteroidi i cili quhet “Deniliquin”. Në studimin e tij të botuar në revistën “Tectonophysics”, […]

Gusht 13, 2023 - 09:27
 0
Çfarë fshihet nëntokë? Arkeologët besojnë se në Australi ka mbetje masive të…

Enigma më e fundit e arkeologëve lidhet me Australinë! Sipas mediave të huaja, ata besojnë se ky kontinent-shtet përmban një “sekret masiv nëntokësor”.

Gjeologu i njohur Andrew Glikson thotë pas kërkimeve të tij se nën kontinent mund të fshihet një krater asteroidi i cili quhet “Deniliquin”. Në studimin e tij të botuar në revistën “Tectonophysics”, thuhet se kjo strukturë e ka diametrin  saj 514 kilometër. Me përmasa të tilla, një krater i tillë do të ishte më gjigandi i zbuluar ndonjëherë në planetin tonë.

Më parë janë zbuluar krateri “Vredefort” në Afrikën e Jugut apo “Chicxulub” (që besohet të jetë nga asteroidi që zhduku dinozaurët).

Rënia e asteroideve në Tokë është një fushë shumë misterioze për t’u studiuar, thotë Gilkson.

Çfarë fshihet nëntokë? Arkeologët besojnë se në Australi ka mbetje masive të…

Ekzistenca e strukturës nën Australi u përmend për herë të parë në fund të viteve ’90 nga Tony Yeates, i cili përmes një analize konfirmoi se kishte një strukturë të madhe nën një rajon në Uellsin e Ri Jugor, megjithëse pa prova përfundimtare.

Pas gjithë këtyre, ju mund ta pyesni veten se si krijohet një një strukturë e tillë nën këmbët tona?! Gilkson shprehet: Kur një asteroid godet, ai krijon një krater. Pjesa e sipërme e këtij krateri me kalimin e viteve mund të gërryhet duke u bërë njësh me tokën.

Për “Deniliquin” ende nuk ka prova të mjaftueshme, prandaj dhe arkeologët kërkojnë që të kryhen shpime të sipërfaqes për t’i siguruar. Paraprakisht, ata besojnë se asteroidi që la këtë mbetje gjigande goditi planetin rreth 445 milionë vjet më parë, që përkon me atë që njihet si ngjarja e zhdukjes masive të 85% të të gjithë jetës në Tokë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.