Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit
Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas… 1. Vetëm pak ditë më parë një helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “BBV3” për Romeon. E këtë herë nga fansi i tij më i zjarrtë, binjaku i tij Donaldi, i cili ka hedhur nga helikopteri karafila për vëllain e tij. Një gjest […]
Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Vetëm pak ditë më parë një helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “BBV3” për Romeon. E këtë herë nga fansi i tij më i zjarrtë, binjaku i tij Donaldi, i cili ka hedhur nga helikopteri karafila për vëllain e tij. Një gjest i cili e ka përlotur Romeon duke thirrur “Donald, të dua!”
2. Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja e reality show “Big Brother VIP 3”, teksa finalja e këtij edicioni është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Pak ditë më parë në shtëpi, mëngjesi ka nisur me një debat, pasi Liami e zgjoi Françeskën duke i hedhur ujë, teksa ajo po flinte.
3. John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak njerëz e dinë se në shkollën e mesme, ai u dashurua me Dorothea Hurley, me të cilën ndan ditët e tij edhe sot. Në botën e rock-ut, shthurja dhe skandalet janë ‘buka’ e përditshme, por Bon Jovi nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj. Pavarësisht se në rininë e tij ai kalonte shumë kohë larg shtëpisë, ai gjithmonë e dinte se çfarë dhe kush ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e tij. Jon Bon Jovi ka pranuar se e ka kaluar kufirin disa herë gjatë martesës së tij 34-vjeçare me gruan e tij, Dorothea Hurley. Duke folur për Independent, ylli 62-vjeçar i rock-ut tha: Këto janë të gjitha klishe të shkëlqyera. Çështja është të mos gënjesh kurrë se ke qenë shenjtor, por edhe të mos jesh aq budalla sa të prishësh jetën familjare. 4. Aktorja e njohur amerikane, Anne Hathaway, ka ndarë një eksperiencë interesante të viteve më parë ku mori pjesë në një audicion. Fituesja e çmimit Oscars, ka thënë se gjatë atij audicioni iu deshtë të puthte 10 burra. Teksa fliste pikërisht për këtë eksperiencë interesante, aktorja 41-vjeçare tha se kjo pati ndodhur në fillim të viteve 2000.
5. Pak ditë më parë Vëllai i Madh u dha vajzave të shtëpisë një mision të fshehtë, ato do të duheshin që të mos i linin djemtë të flinin gjumë. Megjithatë, njëri prej tyre arriti që ta kuptonte lojën e tyre, duke iu prishur kështu misionin. Në një zarf të bardhë që u lexua shkruhej: Banorë, dje Vëllai i Madh u dha vajzave një mision sekret. Ato duhet të gjenin mënyra për t’i lënë djemtë pa gjumë. Ky mision është zbuluar nga Graciano. Për këtë arsye misioni quhet jo i realizuar dhe vajzat nuk e përfitojnë shpërblimin.
What's Your Reaction?