Çfarë mbeti nga zjarri në fabrikën e “Deutsch Color” në Maminas? Zbardhet dëshmia e rojës

Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri gjigant që përfshiu fabrikën e bojërave, mbrëmjen e së shtunës në aksin Tiranë-Durrës. Kamera e A2 CNN ka mundur të kapë atë që ka mbetur nga magazina, e cila duket totalisht e shkatërruar, për shkak dhe të materialeve të djegshme që ndodheshin brenda saj. Fatmirësisht nga zjarri nuk […]

Shtator 24, 2023 - 10:55
 0
Çfarë mbeti nga zjarri në fabrikën e “Deutsch Color” në Maminas? Zbardhet dëshmia e rojës

Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri gjigant që përfshiu fabrikën e bojërave, mbrëmjen e së shtunës në aksin Tiranë-Durrës.

Kamera e A2 CNN ka mundur të kapë atë që ka mbetur nga magazina, e cila duket totalisht e shkatërruar, për shkak dhe të materialeve të djegshme që ndodheshin brenda saj.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi punonjësit ishin larguar më herët, teksa pranë godinës ndodheshin vetëm rojet.

Një prej tyre është shprehur se zjarri ka nisur nga ambientet e brendshme të magazinës, teksa shkaqet janë ende të paqarta.

Zjarri nisi rreth orës 23:00 dhe përmasat e tij detyruan autoritetet të bllokojnë qarkullimin e aksit Tiranë-Durrës, si dhe të ndërpresin energjinë për motive sigurie.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.