Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë? Gazetari Barkaj: Dyshohet se 27-vjeçari u vetëplagos

Mbrëmjen e djeshme u raportua se një 27-vjeçar u plagos me armë zjarri, pas një konflikti me fqinjin e tij. “Rreth orës 21:45,

Prill 3, 2024 - 10:55
 0
Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë? Gazetari Barkaj: Dyshohet se 27-vjeçari u vetëplagos

Mbrëmjen e djeshme u raportua se një 27-vjeçar u plagos me armë zjarri, pas një konflikti me fqinjin e tij.

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia për ngjarjen.

Ndërkohë, gazetari Esido Barkaj ka bërë me dije në emisionin “7pa5” në Vizion Plus se nuk kemi të bëjmë me një konflikt, por e një vetëplagosje.

“Nuk kemi të bëjmë me një konflikt me komshiun, i plagosur ka mbetur Emiljano Paloka, i cili aktualisht ndodhet në spital dhe rreth orës 10:00 policia pritet ta marrë në pyetje. Dyshimet dhe pistat kryesore e policisë nuk mbetet ajo e konfliktit me një persona, po është vetëplagosja. Dyshimet janë se i riu ka plagosur veten me armë, e cila ende nuk është gjetur”, tha Barkaj. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.