Çfarë ndodhi? Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother! Ditën e shtunë njëri prej banorëve…

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3, ka mbërritur një zarf i zi, i cili është lexuar nga liderja, Erjola Doci. Zarfi ka mbërritur pasi disa prej banorëve kanë thyer rregullat e “Vëllait të Madh”. Banorët duhet të realizonin një provë, ku të lidhur çift, ata nuk duhet të përdornin duart, dhe për çdo […]

Shkurt 1, 2024 - 20:30
 0
Çfarë ndodhi? Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother! Ditën e shtunë njëri prej banorëve…

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3, ka mbërritur një zarf i zi, i cili është lexuar nga liderja, Erjola Doci.

Zarfi ka mbërritur pasi disa prej banorëve kanë thyer rregullat e “Vëllait të Madh”.

Banorët duhet të realizonin një provë, ku të lidhur çift, ata nuk duhet të përdornin duart, dhe për çdo nevojë do të ishte Erjola ajo që do t’i shërbente, por disa prej e tyre e kanë thyer këtë rregull, duke pirë cigare.

“Banorë në komunikimin që vëllai i madh ju dha për lojën e rezistenës, thuhej se ju do të lidheshit vet dhe vetëm Erjola do tju ndihmonte për nevojat tuaja personale, pasi duart duhet të ishin të bllokuara. Disa prej jush kanë thyer rregullat, duke nisur fillimisht nga Juli dhe pasuar nga banorët e tjerë që vijuan të pinë cigare

Vëllai i madh komunikon se do të shkoni të gjithë në një televotim ditën e shtunë dhe njëri prej jush do të largohet nga shtëpia brenda së njëjtës natë. Loja e rezistencës vazhdon. Vëllai i Madh ju rikujton të ndiqni rregullat”,thuhej në zarfin e zi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.