Çfarë note i jep Luizit si aktor? Olta Gixhari habit me përgjigjen

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj e kanë ngacmuar Oltën që të tregojë sa më shumë detaje në lidhje me rolin e saj kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, Në film, aktorja luan së bashku me këngëtarin […]

Tetor 15, 2023 - 16:30
 0
Çfarë note i jep Luizit si aktor? Olta Gixhari habit me përgjigjen

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj e kanë ngacmuar Oltën që të tregojë sa më shumë detaje në lidhje me rolin e saj kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”,

Në film, aktorja luan së bashku me këngëtarin e dashur për publikun, Luiz Ejlli. E pyetur se si shkoi kjo eksperiencë me Luizin, duke qenë se në BB VIP kanë pasur mjaft konflikte, Olta tha:

“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”.

Pas publikimit të disa fotografive para premierës, shumë e komentuar ka qenë edhe puthja mes tyre, që në film në fakt nuk ishte vetëm 1 puthje.

E pyetur se si puthte Luizi, aktorja e njohur tha:

“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”.

Ndërsa kur u pyet nga Donaldi dhe Romeo se çfarë vlerësimi do t’i jepte Luizit nga 1 tek 10 për realizimin e rolit në film sipas mendimit të saj, aktorja u shpreh: “10”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.