Çfarë po kërkon policia në Vlorë? FNSH kontroll makinave me xhama të zinj

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë po kryejnë kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj

Mars 16, 2024 - 22:05
 0
Çfarë po kërkon policia në Vlorë? FNSH kontroll makinave me xhama të zinj

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë po kryejnë kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune.

Në fokus të kontrolleve kanë qënë automjetet, të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta.

Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim krahas sendeve të kundraligjshme edhe për posedim të lëndëve narkotike.

Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre u janë kërkuar edhe dokumentat e identifikimit. Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.