Çfarë thonë gjenet tona? Shqiptarët më të prekur nga kanceri, shurdhësia e talasemia

Pesë vitet e fundit në popullsinë shqiptare janë dyfishuar kërkesat për kryerjen e testeve gjenetike. Veçanërisht pas pandemisë, jo vetëm çiftet e reja që planifikojnë të sjellin në jetë fëmijë, por edhe individë që kanë histori familjare, gjithnjë e më shumë po kërkojnë të dinë nëse do të preken nga sëmundjet që vuajnë familjarët e […]

Prill 26, 2024 - 16:20
 0
Çfarë thonë gjenet tona? Shqiptarët më të prekur nga kanceri, shurdhësia e talasemia

Pesë vitet e fundit në popullsinë shqiptare janë dyfishuar kërkesat për kryerjen e testeve gjenetike. Veçanërisht pas pandemisë, jo vetëm çiftet e reja që planifikojnë të sjellin në jetë fëmijë, por edhe individë që kanë histori familjare, gjithnjë e më shumë po kërkojnë të dinë nëse do të preken nga sëmundjet që vuajnë familjarët e tyre.

Vitet e fundit, mjekësia po i referon testet gjenetike edhe për një diagnostikimin më të mirë të sëmundjeve. Por ende për pjesën më të madhe të analizave të tilla, qytetarët vijojnë t’i drejtohen laboratorëve jashtë vendit, pasi nuk ofrohen në Shqipëri.

Shoqata e gjenetistëve i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë investime për ofrimin e më shumë testeve gjenetike, e madje rimbursimin e tyre për çiftet e reja.

Referuar testeve që kryhen në Shqipëri, sëmundjet gjenetike më të përhapura te shqiptarët janë shurdhësia, Sindroma Down, talasemia, distorfia muskulare, kanceri i gjirit dhe ai i zorrës së trashë. /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.