Çfarë u bë “mollë sherri” për vrasjen e 33-vjeçarit? Zbardhen detajet si nisi konflikti mes vëllait të viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Shkodrën. Valter Fierza, 33 vjeç u vra nga një fqinj i tij. Vrasja ndodhi në fshatin ‘Hot i Ri’ të njësisë Rrethina rreth orës 22:00 të së enjtes. Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga një person tashmë i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës dhe i shpallur në […]

Shtator 22, 2023 - 09:10
 0
Çfarë u bë “mollë sherri” për vrasjen e 33-vjeçarit? Zbardhen detajet si nisi konflikti mes vëllait të viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Shkodrën. Valter Fierza, 33 vjeç u vra nga një fqinj i tij. Vrasja ndodhi në fshatin ‘Hot i Ri’ të njësisë Rrethina rreth orës 22:00 të së enjtes.

Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga një person tashmë i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës dhe i shpallur në kërkim. I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në arë.

Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar. Pas debatit autori, që është edhe komshi me 33-vjeçarin ka marrë armë automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas të shtënave disa herë kanë dalë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e vrasjes bashkë me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Ervin Hodaj. Pas informacioneve të siguruara nga vëllai i viktimës Kolë Fierza dhe banorëve të tjerë është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohet autori i cili u shpall në kërkim.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi vrasja për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po ashtu në pika të ndryshme janë ngritur grupe kontrolli për të mos lejuar që autori të largohet. Shtetasi Valter Fierza që mbeti i vrarë mësohet se bënte një jetë të qetë dhe nuk njihej si person problematik në atë lagje. Viktima dhe autori i dyshuar janë komshinj prej shumë vitesh dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Debati mes vëllait të viktimës dhe autorit ka qenë i çastit dhe sipas informacioneve të deri tanishme më përpara palët nuk kanë pasur ndonjë debat apo konflikt në të kaluarën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.