Champions nis me gola dhe pak surpriza, Milan “ngec” ndaj Newcastle, nisje e mbarë për Man.City e Barcelonen

Nisi me gola dhe jo shumë surpriza në rezultate, faza e grupeve e champions league, e cila transmetohet ekskluzivisht në Tring.Milani nuk shkoi

Shtator 20, 2023 - 12:25
 0
Champions nis me gola dhe pak surpriza, Milan “ngec” ndaj Newcastle, nisje e mbarë për Man.City e Barcelonen

Nisi me gola dhe jo shumë surpriza në rezultate, faza e grupeve e champions league, e cila transmetohet ekskluzivisht në Tring.Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 në shtëpi ndaj Neëcastle. Ndonëse e dominoi totalisht kundërshtarin ekipi kuqezi nuk pati saktësi në rastet e krijuara me Leao, Zhiru, Cukueze, Rejnders, Teo Hernandez dhe Loftus Cik, duke lënë dy pikë të cmuara që në nisje të këtij sezoni në Europë.Në duelin tjetër të grupit F, PSG mund Dortmundin 3 me 0 në fushën e vet. Golat e suksesit për parizienet u shënuan nga Mbappe me penallti dhe Hakimi.Nisje e mbarë e mbrojtjes së titullit për Manchester City që mundi me përmbysje 3 me 1 Crvena Zvezden. Ndonëse humbën një mori me raste në pjesën e parë, anglezet e pesuan në fund nga një gol I Bukari.Megjithatë në pjesën e dytë erdhi reagimi I fortë me dygoleshin e Alvarez dhe një tjetër gol të bukur të Rodrit.Në sfiden tjetër Laipcig mundi 3 me 1 në transferte Yong Boys në një duel ku gjykoi Enea Jorgji, arritje historike kjo për arbitrat shqiptarë.Në grupin H, Barcelona nuk pati mëshirë për Antverp të cilën e mundi 5  me 0 në Spanjë. Golat për katalanasit u shënuan nga Levadovski, dy herë Joao Felix, Gavi dhe një autogol i Bataill. Sulmuesi I kombëtares Muja luajti 83 minuta si titullare për belget. Porto në sfiden tjeter të grupit fitoi lehte 3 me 1 kundër Shaktar Donjec.Emocione të mëdha në Olimpiko në duelin e grupit E mes Lazio dhe Atl.Madrid. spanjollet kishin kaluar në avantazh me anë të Barrios në pjesën e parë. Për të vendosur ekuilibrat mendoi se sekondat e fundit të shteses, portiere Provedel, i cili në aksionin e fundit shenoi me kokë. Në duelin tjetër Feyenord mundi 2 me 0 Celtic. 7 nga 8 ndeshjet e të martës u transmetuan në Tring.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.