Champions shmang duelet e mëdha, Inter-Atl.Madrid e Napoli-Barca, buzeqeshin Bayern, Real e City

Shorti i fazës së 1/8 të Champions League ka evituar përplasjet e mëdha, duke i dhënë mundësi ekipeve pretendente, të paktën në letër,

Dhjetor 18, 2023 - 15:31
 0
Champions shmang duelet e mëdha, Inter-Atl.Madrid e Napoli-Barca, buzeqeshin Bayern, Real e City

Shorti i fazës së 1/8 të Champions League ka evituar përplasjet e mëdha, duke i dhënë mundësi ekipeve pretendente, të paktën në letër, që të jenë në komode në pretendimet e tyre për të kaluar në çerekfinale. Dy ndër çiftet më interesante të dala nga goglat e Nionit janë Inter-Atletico Madrid si dhe Napoli-Barcelona.

Ziklatrit mund të ndihen të përkëdhelur, pasi shorti i shmangu një duel të mundshëm me ekipe si Real Madrid, Manchester City dhe Bayern që janë tre prej më të fortave në kontinent. Napoli gjithashtu shmangu Bajernin dhe kampionet në fuqi të Europës,mirëpo Barcelona nuk është kurrsesi një rival komod, përkundrazi, edhe pse për momentin katalanasit nuk janë duke kaluar një moment të mirë në La Liga.

Më të lumturit nga goglat e UEFA-s ishin ata që mbajnë trofeun aktualisht Manchesetr City. Skuadra e Pep Guardioles do të ketë përballë Kopenhgan një ekip modest për këtë nivel të Champions League, ndonëse danezët dolën më mirë nga grupi ku patën përballë Bajernin, Manchester United dhe gallatasarai. Reali, rekordmen i këtij trofeu, gjithashtu fërkon duart, pasi gjeti një rival mëse të kalueshëm sikurse Lajpcig.

Gjermanet e Bayern, 6 herë kampion të kontinentit,  do të kenë punë me Lacion, short mëse normal që nuk iu jep mundësi bavarezëve të ankohen. Arsenali mund ta ndjejë veten me fat, pasi nga rivalët e vazos së dytë peshkoi Porton, kur mund të kishte pasur rivalë më të fortë si Inter, Napoli apo PSG. Meqenëse ra fjala te francezët, edhe ata duhet të ndjehen me fat, sepse te skuadrat e vazos së parë peshkuan më të lehtën në letër, Real Sociedad.

Ndeshja me pritshmërinë më të ulët është ajo mes PSV dhe Dortmund, ndonëse këtu gjermanët duken në avantazh. Ndeshjet e para të fazës së 1/8 luhen në 13, 14, 20 dhe 21 shkurt, ndërsa të kthimit më 5-6, 12 dhe 13 mars, e do të transmetohen ekskluzivisht në Tring./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.