Charles III përgënjeshtron lajmet për përkeqësimin e shëndetit të tij: Kthehem së shpejti në detyrat publike

Mbreti Charles III përgënjeshtron lajmet e ditëve të fundit për përkeqësimin e shëndetit të tij dhe bën një postim në Instagram. Ai njofton që së shpejti do t’i kthehet detyrave të tij. Monarku britanik shfaqet i buzëqeshur së bashku me bashkëshorten e tij Camilla. Në deklaratë thuhet se Madhëria e tij Mbreti do të kthehet […]

Prill 26, 2024 - 21:50
 0
Charles III përgënjeshtron lajmet për përkeqësimin e shëndetit të tij: Kthehem së shpejti në detyrat publike

Mbreti Charles III përgënjeshtron lajmet e ditëve të fundit për përkeqësimin e shëndetit të tij dhe bën një postim në Instagram. Ai njofton që së shpejti do t’i kthehet detyrave të tij. Monarku britanik shfaqet i buzëqeshur së bashku me bashkëshorten e tij Camilla. Në deklaratë thuhet se Madhëria e tij Mbreti do të kthehet së shpejti në detyrat publike pas një periudhe trajtimi dhe rikuperimi.

Ditët e fundit mediat kanë raportuar se gjendja e mbretit Charles III është përkeqësuar.

Tom Sykes nga ‘Daily Beast’, raportoi të enjten se, gjatë bisedave me miqtë e mbretit gjatë javëve të fundit për shëndetin e tij, përgjigja më e zakonshme ishte: ‘Nuk është mirë’.

Ndërsa një mik i mbretit u shpreh e Charles është vendosur ta mposhtë kancerin dhe të gjithë janë optimistë, por nuk është mirë.

Gjithashtu, nëpërmjet shkrimeve të Tina Braun, është nënkuptuar se shëndeti i mbretit nuk është i mirë. Ajo shkroi se sëmundja e Charles ka vënë Ëilliam dhe Kate në një presion të madh për t’u ngjitur në fron, në çastin që shpresonin për pak qetësi për t’i përkushtuar fëmijëve larg syrit të publikut.

Madje, Sykes raporton se planet e funeralit të mbretit, të koduara ‘Operation Menai Bridge’ po shqyrtohen aktualisht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.