Chelsea bie në “old traford”, shtylla ndal Armando Brojën, man. City humbet shkëlqimin

Pep Guardiola duhet të shqetësohet tanimë. Manchester City u mund nga një super AstonVila në duelin e javës së `15 të premier league

Dhjetor 7, 2023 - 14:49
 0
Chelsea bie në “old traford”, shtylla ndal Armando Brojën, man. City humbet shkëlqimin

Pep Guardiola duhet të shqetësohet tanimë. Manchester City u mund nga një super AstonVila në duelin e javës së `15 të premier league dhe tani e sheh veten jo pak por gjashtë pikë larg Arsenalit kryesues.

 

Pa  Brojen, Dokun, Grilish dhe mbi të gjitha të pazëvendësueshmin Rodri në mesin e fushës, kampionet e Anglisë dhe të Evropës në fuqi nuk janë një skuadër e aftë të prodhojnë dhe të dominojnë kundërshtarët.

 

Aq më tepër kundër një Aston Vile që po përjeton një moment të artë të sezonit duke  e parakaluar pikërisht Cityn në renditje e duke qenë vetëm 4 pikë larg vendit të parë.

 

Pjese e parë shumë e mirë për vendasit të cilët krijuan  raste me Bejlin dhe Pau Torres mirëpo  Ederson qe vendimtar me ndërhyrjet e tij. Në të dytën Aston Vila nuk ka agresivitetin e pjesës së parë, por Manchester City nuk përfiton nga ky moment dhe jo vetëm kaq, por pëson golin e ndeshjes në minutën e 71 nga Bejli.

 

Unai Emeri festoi gjatë pasi e mundi për herë të parë në karrierë Pep Guardiolen, i cili nga ana tjeter nuk do ta ketë të lehtë të ruajë pozitat e kampionit të siguruara në sezonin e kaluar në premier league.

 

Liverpooli ndërkohë përfiton dhe është ndjekësi më i afërt për Arsenalin me vetëm 2 pikë diferencë.

 

Djajtë e kuq mundën Sjefild United me shifrat 2 me 0 në transfertë. Golat e suksesit për ekipin e Klop u shënuan nga Van Dajk dhe Zhobozhlai në shtesë. Super ndeshje ajo mes Mancheter United dhe Chelsea fituar nga të zotët e shtëpisë 2 me 1 në Old Traford.

 

Pas një penalltie të humbur nga Bruno Fernandez që në fillim, mirëpo në të 19 MkTominei korrigjoi gabimin duke kaluar United në avantazh. Për të barazuar shifrat mendoi Palmer në fund të pjesës së parë.

 

Në mesin e pjesës së dytë ishte sërish MkTominay heroi i djajve te kuq me golin e dytë. Broja u fut në fushë  në minutën e  77 dhe pasoi një rast të artë për të barazuar shifrat,  mirëpo goditja e tij me kokë gjeti shtyllën e portierit Onana./vizionplus.tv

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.