‘Ciaran’ shkakton 15 viktima: “Shkarkohet” dhe në Shqipëri, ja deri kur pritet të vijojë stuhia vdekjeprurëse

Stuhia Ciaran prej ditës së enjte ka prekur Europën, duke marrë jetën 15 personave deri tani, ndërsa ka shkaktuar edhe probleme të theksuara, mbylljen e porteve dhe anulimin e fluturimeve. Stuhia e cilësuar si një “ciklon bombë”, shpjeguan shkencëtarët, ishte në stuhi e pazakontë ku intensifikimi i saj solli erëra jashtëzakonisht të forta. Ishte gjithashtu […]

Nëntor 3, 2023 - 20:30
 0
‘Ciaran’ shkakton 15 viktima: “Shkarkohet” dhe në Shqipëri, ja deri kur pritet të vijojë stuhia vdekjeprurëse

Stuhia Ciaran prej ditës së enjte ka prekur Europën, duke marrë jetën 15 personave deri tani, ndërsa ka shkaktuar edhe probleme të theksuara, mbylljen e porteve dhe anulimin e fluturimeve.

Stuhia e cilësuar si një “ciklon bombë”, shpjeguan shkencëtarët, ishte në stuhi e pazakontë ku intensifikimi i saj solli erëra jashtëzakonisht të forta. Ishte gjithashtu e pazakontë shiu i dendur që solli dhe erëra të forta në shumë zona, sipas Guardian.

Colin Manning dhe Hayley Foëler nga Universiteti i Neëcastle në Mbretërinë e Bashkuar thanë se stuhi të tilla ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta për shkak të krizës klimatike. “Së bashku me reduktimin drastik të emetimeve, vendet duhet të ndërtojnë infrastrukturë më elastike,” thanë ata.

Stuhia shkaktoi vdekjen e gjashtë personave në Toskanë, në Italinë veri-qendrore, ku ranë reshje rekord, njoftuan autoritetet lokale. “Ajo që ndodhi këtë natë në Toskanë ka një emër, ndryshimi i klimës,” shkroi guvernatori toskan Eugenio Ganni, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, në llogarinë e tij në Platformën X.

Në Italinë qendrore, rreth 48,000 familje mbeten pa energji elektrike, ndërsa shumë shkolla do të mbeten të mbyllura kryesisht për shkak të përmbytjeve të përhapura në rrugë dhe kate përdhese. Ndërkohë, në Liguria, për shkak të stuhive të detit, i cili ka dallgë shumë të mëdha, guvernatori i rajonit Giovanni Totti u kërkoi banorëve të mos i afroheshin bregdetit.

Të paktën shtatë persona u vranë të enjten në pjesë të tjera të Evropës, pothuajse të gjithë nga rrëzimi i pemëve, mes erërave deri në 200 km/h, sipas Guardian. Dy të vdekur shkaktoi kjo stuhi në Belgjikë, dy në Francë, një në qendër të Madridit, një në Gjermani dhe një në Holandë.

Në qytetin flamand të Gentit, një fëmijë ukrainas që luante jashtë u plagos nga rënia e degëve dhe vdiq disa orë më vonë në spital, sipas zyrës së prokurorit. Në një episod tjetër, një grua 64-vjeçare, e cila po vizitonte zonën nga Gjermania, u vra gjithashtu në një park të qytetit. Vajza e saj 31-vjeçare është plagosur rëndë.

Stuhia Ciaran shkaktoi ndërprerje të trafikut hekurudhor në Flanders dhe trenat po qarkullonin me shpejtësi të reduktuar në pjesën tjetër të Belgjikës dje, të enjten.

Trafiku detar gjithashtu u pezullua për gjithë ditën në zonën portuale të Antwerp.

Me probleme u përball edhe aeroporti i Brukselit. Megjithatë, fluturimet vazhduan pavarësisht vonesave të shumta.

Sektori i transportit u përball me probleme të veçanta në Francën perëndimore, ku trafiku u ndalua dje, mëngjesin e së enjtes në departamentin Finistère. Në aeroportin Beauvais, afër Parisit, të gjitha fluturimet u anuluan deri në mesditë.

Në Spanjë, pjesa e vendit më e prekur nga moti i keq është veriperëndimi, ku disa zona të Galicisë janë në alarm të kuq për shkak të erërave jashtëzakonisht të forta në bregdet. Sipas shërbimit meteorologjik spanjoll, disa zona bregdetare të vendit bask janë gjithashtu në alarm të kuq, me dallgë që mund të arrijnë 8 ose 9 metra. Më shumë se 80 fluturime u anuluan në 11 aeroporte në vend./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.