Cikalleshi dhe Bajrami: S’na tremb Çekia, duam Europianin
Kombëtarja shqiptare nisi përgatitjet për dy ndeshjet shumë të rëndësishme në 7 dhe 10 shtator kundër Ceisë dhe Polonisë, të cilat mund të
Kombëtarja shqiptare nisi përgatitjet për dy ndeshjet shumë të rëndësishme në 7 dhe 10 shtator kundër Ceisë dhe Polonisë, të cilat mund të jenë decisive për kualifikimin në euro 2024.
Kuqezinjte janë të dytët në një grup shumë të ngjeshur dhe gjejnë menjehere përballë të ënjten në prage, Cekinë, e cila është aktualisht ne krye me një pikë diference.
Sokol cikalleshi I cili doli mbashkë me nedimbajramin në conference për shtyp, e vlerësoi grumbullimin aktual të kombëtarët si një nga më të rëndësishmit ndër vite për shkak se nga rezultatet në Pragë dhe pastaj ë Tiranë ndaj Polonisë mund të varet fatet e biletes për në europian.
SOKOL CIKALLESHI- FUTBOLLIST I KOMBETARES
Sa të rëndësishme janë këto dy ndeshje? – Janë deçisive. Më e mira do të ishte të shënonim sa më shumë dhe të merrnim tre pikët dhe të ktheheshim të gjithë të gëzuar. Por nuk është kaq e lehtë sepse Çekia është një ekip shumë i mirë, që ka eksperiencë në Europë. Nuk do të jetë e lehtë dhe për këtë arsye angazhimi duhet të jetë maksimal. Në grumbullimin që kaloi, ne thjesht bëmë detyrat e shtëpisë. Ishin dy ekipe nën nivelin tonë, por nuk duhet të kënaqemi nga kjo arritje. Kjo është java që do të dalin burrat në shesh, duke nisur nga ne në fushën e lojës. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe të tifozëve. Si një trup i vetëm, ia dalim të plotësojmë ëndrrën që ne kemi. Të kualifikohemi në Europian. Mendoj se do të vuajmë shumë për të marrë rezultat pozitiv. Por jemi gati për këto dy sfida. Jemi në një moment të mirë. Fusha e lojës do ta tregojë. Angazhimi dhe shpirti në fushë nga ana jonë do të jetë maksimal, jua siguroj.
Optimist edhe fantazisti Nedim Bajrami. Futbollisti i Sasuolos tha se Kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen dhe do tentojë të marrë tre pikët, ndonëse rezultat pozitiv ai konsideron edhe barazimin.
NEDIM BAJRAMI- FUTBOLLIST I KOMBETARES
Çfarë ka ndryshuar këto muaj te Bajrami? – Kam folur edhe me trajnerin, më ka ndihmuar shumë. Më ka ndihmuar mentalisht dhe jam shumë i lumtur që ka ardhur Silvinjo këtu. Duhet të vazhdoj kështu, që në ndeshjen me Çekinë ta ndihmoj skuadrën edhe një herë. Me rëndësi është që të marrim tre pikët. Siç tha edhe Cikalleshi, nëse nuk i marrim tre pikët, rëndësi ka të mos humbim.
Tekniku Silvinjo ka pak kohë në dispozicion përpara duelit në Pragë për të profilizuar titullaret anti-Ceki, por gjasat janë që skuadra të mos ndryshoje shumë në raport me duelet e fundit të qershorit kundër Ishujve Faroe dhe Moldavise.
What's Your Reaction?