Cikalleshi drejt largimit nga Konyaspor, zbulohet skuadra e re

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, do të largohet brenda kësaj jave nga skuadra turke e Konyaspor. Cikalleshi pak kohë më parë pati

Shkurt 7, 2024 - 19:32
 0
Cikalleshi drejt largimit nga Konyaspor, zbulohet skuadra e re

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, do të largohet brenda kësaj jave nga skuadra turke e Konyaspor.

Cikalleshi pak kohë më parë pati probleme me skyuadrën e Konyaspor e cila e pezulloi për disa ndeshje, pasi sulmuesi kishte kërkuar rrogat e papaguara.

Mediat në Turqi raportojnë se Rizespor është në gjurmët e sulmuesit të Kombëtares.

Edhe pse merkato e dimrit në Evropë u mbyll, në Turqi ka edhe tre ditë afat për lëvizjet e lojtarëve. 33-vjeçari nuk ishte pjesë e ekipit në fitoren e sotme 0-1 kundër Sivasspor në Kupë, teksa në Turqi janë të bindur se Cikalleshi do jetë sërish pjesë e kampionatit turk.

Rizerpori ka suprizuar këtë sezon, pasi ndodhet në vendin e pestë.

/Vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.