Cikalleshi largohet nga Turqia? Sulmuesi shqiptar drejt Arabisë Saudite

Rebelimi për pagat e prapambetura të pamarra mesa duket po i kushton vendin në ekipin e Koniaspor, sulmuesit të kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi.

Janar 9, 2024 - 15:07
 0
Cikalleshi largohet nga Turqia? Sulmuesi shqiptar drejt Arabisë Saudite

Rebelimi për pagat e prapambetura të pamarra mesa duket po i kushton vendin në ekipin e Koniaspor, sulmuesit të kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi.

Kavajasi u la jashtë duelit të fundit që skuadra e tij luajti në superligën e Turqisë kundër Gallatasarit. Shkak ishte kërkesa e 33-vjeçarit tek klubi për tu shlyer financiarisht në bazë të kontratës, duke qenë se ai nuk ishte paguar në tre muajit e fundit.

Mirëpo kjo revoltë e sulmuesit kuqezi si dhe portierit të skuadrës Bernardoni nuk u prit mirë nga drejtuesit të cilët vendosen të mos e bëjnë pjesë në fundjavë të skuadrës që duhej të përballej me Gallatasarain.

Mirëpo edhe vetë sulmuesi mesa duket i ka paraprirë zhvillimeve pasi referuar mediave turke ka shumë mundësi që ai të rikthehet të luajë në Arabinë Saudite për pjesën e mbetur të sezonit, në skuadrën e Al Khalej ku ishte huazuar nga Koniaspor edhe më parë.

Kjo situatë vjen në një moment shumë të mirë për Cikalleshin në kampionatin turk në këtë sezon ku ka shënuar 8 gola, një zhvillim jo pozitiv edhe për kombëtaren pasi Europiani është në prag dhe ai konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për Silvinjon. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.