Cikalleshi shënon me “Panenka”, gjashtë gola për sulmuesin kuqezi në kampionatin turk

Sokol Cikalleshi vazhdon të jetë protagonist në kampionatin turk. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e gjashtë sezonal me fanellën e Koniaspor në superligën e

Dhjetor 22, 2023 - 13:34
 0
Cikalleshi shënon me “Panenka”, gjashtë gola për sulmuesin kuqezi në kampionatin turk

Sokol Cikalleshi vazhdon të jetë protagonist në kampionatin turk. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e gjashtë sezonal me fanellën e Koniaspor në superligën e futbollit të këtij vendi.

Skuadra e futbollistit kavajas fitoi 2 me 1 në transfertën e Samsuspor në javën e 16 të kampionatit. Goli që hapi ndeshjen u shënua pikërisht nga 33-vjeçari shqiptar në minutën e 29.

Miqtë fituan një penallti dhe ai që ekzekutoi me shumë guxim e mjeshtëri ishte sulmuesi kuqezi. Cikalleshi ekzekutoi përmes një “panenka”.

Në 14 javë kampionat, sulmuesi i kombëtares tonë veç gjashtë golave ka dhënë edhe dy asist. Ruajtja e formës së mirë sportive nga Cikalleshi është një ogur i mirë edhe për përfaqësuesen tonë në prag të finaleve të kampionatit europian. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.