Çiljeta lë muzikën? Zbulohet profesioni i ri i këngëtares: Një degë që më ka tërhequr gjithmonë…

Çiljeta Çilaga, me anë të një postimi në Instagram sot, ka lajmëruar se këtë vit i është përkushtuar një drejtimi tjetër, larg profesionit që e njohim ne, këndimit. Këngëtarja thotë se këtë vit ka kryer një master në Kriminologji sociale, një degë që siç thotë ajo “e ka tërhequr gjithmonë”. Për më tepër, Çiljeta lajmëron […]

Shkurt 3, 2024 - 19:14
 0
Çiljeta lë muzikën? Zbulohet profesioni i ri i këngëtares: Një degë që më ka tërhequr gjithmonë…

Çiljeta Çilaga, me anë të një postimi në Instagram sot, ka lajmëruar se këtë vit i është përkushtuar një drejtimi tjetër, larg profesionit që e njohim ne, këndimit.

Këngëtarja thotë se këtë vit ka kryer një master në Kriminologji sociale, një degë që siç thotë ajo “e ka tërhequr gjithmonë”. Për më tepër, Çiljeta lajmëron se sot është certifikuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës, pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Ajo ka ndarë një foto me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ndërsa mban në duar certifikatën. Ajo e falënderon për fjalimin që mbajti para studentëve.

Postimi i Çiljetës:

Arti dhe Dija kane ecur paralelisht në jetën time.

Edhe pse fakultetin e kam kryer shume vite me parë për shkenca politike, kete vite sapo mbylla nje master ne Kriminologji sociale nje dege që më ka terhequr gjithmone.

Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi!

2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua #Çili

Një falenderim për Ministrin e drejtësise Z. Ulsi Manja qe sot në fjalimin që mbajti frymëzoi cdo student te pranishëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.