City “dhëmbë për dhëmbë” me Arsenalin, fitojnë dy rivalët për titullin, por “qytetarët “ kanë një ndeshje më pak
Mançester City vazhdon të qëndrojë vetëm një pikë larg Arsenalit kryesues në kampionatin anglez, duke e bere garën në këtë fund sezoni për
Mançester City vazhdon të qëndrojë vetëm një pikë larg Arsenalit kryesues në kampionatin anglez, duke e bere garën në këtë fund sezoni për titullin kampion shumë të fortë.
Skuadra e Pep Guardiolës mundi me rezultatin e thellë 5 me 1 Hempton në duelin e javës së 36. Qytetarët kanë 82 pikë, por kanë në favorin e tyre faktin se duhet të luajnë edhe një ndeshje të prapambetur, me të cilën mund të parakalojnë rivalët londinezë të Arsenalit.
Sa i takon kronikës së ndeshjes duhet theksuar se për të zotët e shtëpisë, njeriu i fitores ishte norvegjezi Erling Haland, autor i 4 golave.
Ai shënoi me penallti në min e 12, pastaj dyfishoi rezultatin në min e 35, dhe në shtesën e pjesës së parë sërish me penallti i dërgoi shifrat në 3 me 0.
Në fillim të pjesë së 2 miqtë shënuan me atë të Hi Can, por pa kaluar një minutë bomberi norvegjez shënoi dhe golin e 4.
Në fund pati kohë edhe për golin e 5 realizuar nga Julian Alvarez.
Ndërkohë më herët topçinjtë mundën 3 me 0 në fushën e tyre skuadrën e Bërnmuth në fushën e tyre.
Skuadra e Mikel Artetes nuk pati vështirësi në ndeshjen e luajtur në Londër, ndonëse për të zhbllokuar shifrat iu desh të fitonin një penallti vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ishte Saka ai qe realizoi saktë për t’i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1 me 0 për të zotet e shtëpisë. Londinezët dominuan edhe pjesën e dytë në lojë dhe raste.
Për t’i dhënë Arsenalit një avantazh sigurie mendoi belgu Trosard në minutën e 70. Në minutën e 7 shtesë pati kohë edhe për një gol të tretë të vendasve shënuar nga Deklan Rais. Përmes këtij suksesi, Arsenal ngjitet në kuotën e 83 pikëve.
What's Your Reaction?