“Civilët po vuajnë prej muajsh”, Albin Kurti thirrje për armëpushim në Gaza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar udhëheqësve të tjerë botërorë, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Thirrja e Kurtit vjen një ditë pasi nënpresidetja amerikane, Kamala Harris, kërkoi që Izraeli dhe Hamasi […]

Mars 5, 2024 - 13:55
 0
“Civilët po vuajnë prej muajsh”, Albin Kurti thirrje për armëpushim në Gaza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar udhëheqësve të tjerë botërorë, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Thirrja e Kurtit vjen një ditë pasi nënpresidetja amerikane, Kamala Harris, kërkoi që Izraeli dhe Hamasi të arrinin një armëpushim dhe që Izraeli të gjente mënyra që do të mundësonin dërgimin e më shumë ndihmave në Rripin e Gazës.

“I bashkohen nënpresidentes amerikane, Kamala Harris, dhe udhëheqësve të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet e civilëve dhe vuajtjet në këto muaj që nga sulmi terrorist i Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar”, shkroi Kurti në X.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.