Çlirimi i Kosovës, Kurti takohet me Begajn: Presidenti i Shqipërisë e di mirë rëndësinë e 12 qershorit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti ditën e sotme në një takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj. Gjatë takimit mes tyre

Qeshor 12, 2024 - 19:30
 0
Çlirimi i Kosovës, Kurti takohet me Begajn: Presidenti i Shqipërisë e di mirë rëndësinë e 12 qershorit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti ditën e sotme në një takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Gjatë takimit mes tyre kryeminsitri Kurti ka vlerësuar rolin dhe ndihmën e madhe që Shqipëria i ka dhënë Kosovës, ndërsa ka theksuar se Presidenti Begaj është i mirëpritur në çdo kohë në Kosovë.

Ndërkohë Kurti theksoi se Presidenti Begaj i cili më herët ka qenë ushtarak, e di fare mirë rëndësinë e 12 qershorit.

“I jemi mirënjohës Shqipërisë, për kontributin para luftës, gjatë dhe pas luftës. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është gjithnjë i mirëseardhur. Duke qenë edhe ushtarak edhe mjek e di shumë mirë 12 qershorin 1999”, tha Kurti.

Ndërkohë Presidenti Begaj është shprehur se festa është e të dyja shteteve, derisa suksesi i Kosovës është edhe i vendit që ai udhëheq.

“Faleminderit Kosovës për mikpritjen. Sot është dita e rilindjes se Kosovës, e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun  me sakrificën e heronjve të UÇK-së dhe unë dua të përgëzoj Kosovën gjithë çka ka bërë deri me tani dhe çdo të bëj në të ardhmen për te ardhmen për të pasur një popull i cili do të ketë mirëqenie dhe prosperitet”, tha Begaj.

Presidenti shqiptar po qëndron në Kosovë për nder të 12 qershorit, ditës së çlirimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.