“Çmendet” Dua Lipa… publikon numrin e telefonit dhe iu drejtohet fansave: Më shkruani!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ndërmarrë nje nismë të pazakontë së fundmi e cila ka për qëllim ta sjellë më afër me adhuruesit e muzikës së saj; bërja publike e numrit të telefonit. Përmes një postimi në Instastory, artistja e njohur u bëri thirrje ndjekësve t’i shkruajnë në numrin +1 (917) […]

Dhjetor 7, 2023 - 14:04
 0
“Çmendet” Dua Lipa… publikon numrin e telefonit dhe iu drejtohet fansave: Më shkruani!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ndërmarrë nje nismë të pazakontë së fundmi e cila ka për qëllim ta sjellë më afër me adhuruesit e muzikës së saj; bërja publike e numrit të telefonit.

Përmes një postimi në Instastory, artistja e njohur u bëri thirrje ndjekësve t’i shkruajnë në numrin +1 (917) 810-3415.

“Më shkruani”, shprehet Dua, mesazh të cilin e shoqëron me një puthje virtuale.

Dua Lipa së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin e njohur, Romain Gravas, dhe po përflitet se ka nisur një romancë të re me këngëtarin dhe tekstshkruesin Omar Apollo.

Shkak janë bërë disa foto të dyshes duke u larguar bashkë nga after-party i Balenciaga. Në foto ata shfaqen tejet të qeshur, ndërsa shijojnë shoqërinë e njeri-tjetrit në makinë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.