“Coca Banana”, sekuestrohet 1 milion euro kokainë në Portin e Pireut, e fshehur në kontejnerin me banane

Greqi – Efektivët e policisë në Portin e Pireut kanë sekuestruar 21 pako me kokainë, të fshehur në një kontejner me banane që

Qeshor 12, 2024 - 15:35
 0
“Coca Banana”, sekuestrohet 1 milion euro kokainë në Portin e Pireut, e fshehur në kontejnerin me banane

Greqi – Efektivët e policisë në Portin e Pireut kanë sekuestruar 21 pako me kokainë, të fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori.

Në kuadër të operacionit “Coca Banana”, pas kontrolleve me aparatin e posaçëm me rreze X dhe qenit Maxi u gjet sasia e drogës e fshehur në kuti.

Si arritën inspektorët te droga

Një kontejner i dyshimtë me origjinë nga Ekuadori me destinacion final Pireun u sekuestrua nga Dogana e 3-të e Pireut.

Një skanim me rreze X zbuloi lëndë organike në makinerinë ftohëse të kontejnerit.

Menjëherë, inspektorët së bashku me Maksin hapën kontejnerin dhe gjetën dhe sekuestruan 21 pako kokainë, me peshë 21 kilogram.

Vlera e kokainës llogaritet të kalojë një milion euro!

Tashmë po hetohet se cilët janë personat e përfshirë në trafikun e kokainës dhe nëse ky rast ka lidhje me raste të tjera.

Vetëm në pesë vitet e fundit, inspektorët doganorë të AADE-së, gjatë operacionit Coca Banana, modeli i së cilës përdoret edhe në aksione të tjera, kanë identifikuar dhe sekuestruar më shumë se 3 ton kokainë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.