Covidi rikthehet frikshëm në Serbi, mijëra të infektuar brenda një jave

Ndonëse duket si një ëndërr e keqe, e lënë pas, pandemia e koronavirusit, vijon të jetë ende aktive dhe të infektojë të tjerë njerëz. Java e fundit, ka rikthyer edhe njëherë frikën e 2 viteve më parë në Serbi, ku 4505 persona rezultuan të infektuar me Covid-19, nga 19 mijë testime të kryera. Fatmirësisht virusi […]

Dhjetor 1, 2023 - 12:10
 0
Covidi rikthehet frikshëm në Serbi, mijëra të infektuar brenda një jave

Ndonëse duket si një ëndërr e keqe, e lënë pas, pandemia e koronavirusit, vijon të jetë ende aktive dhe të infektojë të tjerë njerëz.

Java e fundit, ka rikthyer edhe njëherë frikën e 2 viteve më parë në Serbi, ku 4505 persona rezultuan të infektuar me Covid-19, nga 19 mijë testime të kryera.

Fatmirësisht virusi e ka humbur fuqinë dhe nuk ka pasur raste vdekjesh, por të infektuarit rëndë që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor kanë qenë disa.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë regjistruar 2.591.641 raste me koronavirus nga 13.277.266 testime të kryera.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.