Ç’po ndodh në Ukrainë? Zelensky anulon të gjitha fluturimet jashtë vendit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka anuluar të gjitha udhëtimet e tij jashtë vendit, ndërsa trupat ushtarake në disa fshatra dhe Kharkiv janë tërhequr pas presionit të forcave ruse. Siç shkruan BBC, shumë zona janë përfshirë nga zjarre masive dhe ushtarët po pozicionohen në dy zona të tjera të rajonit verilindor. Sipas Sekretarit të Shtypit, […]

Maj 15, 2024 - 14:00
 0
Ç’po ndodh në Ukrainë? Zelensky anulon të gjitha fluturimet jashtë vendit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka anuluar të gjitha udhëtimet e tij jashtë vendit, ndërsa trupat ushtarake në disa fshatra dhe Kharkiv janë tërhequr pas presionit të forcave ruse.

Siç shkruan BBC, shumë zona janë përfshirë nga zjarre masive dhe ushtarët po pozicionohen në dy zona të tjera të rajonit verilindor.

Sipas Sekretarit të Shtypit, Sergiy Nykyforov, Zelensky ka kërkuar që në ditët në vijim të anulohet çdo takim i planifikuar. Duket se ai po e sheh me kujdes situatën në mënyrë që të mos ketë humbje jetësh dhe që Rusia të mos përparojë në terren. Kreu i inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka deklaruar më herët se vija e frontit është stabilizuar. Ndërkohë, mijëra civilë kanë ikur drejt qytetit Vovchansk.

Dyshohet se ka plane që trupat ruse të vendosen brenda këtij qyteti. Kievi ka dërguar përforcime në rajonin më të gjerë të Kharkivit pas së premtes, kur ndodhi një nga sulmet më të mëdha tokësore të Rusisë që pas pushtimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.